Lajmet e fundit

Moment historik për bashkëpunimin ekonomik brenda CEFTA-s po konsiderohet dita e sotme, pasi Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi 9 marrëveshje novatore të dizajnuara për të transformuar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.
Siç thuhet në një komunikatë të CEFTA-s, këto marrëveshje premtojnë përfitime reale, të prekshme – thjeshtimin e operacioneve të biznesit, krijimin e mundësive të reja të punës dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve, raporton Klankosova.tv.
“Vetëm disa ditë përpara Procesit të Berlinit që feston 10-vjetorin e tij, CEFTA po hedh një hap vendimtar drejt realizimit të vizionit të një Tregu të Përbashkët Rajonal. Të ankoruara në rregullat dhe praktikat më të mira të BE-së, këto marrëveshje do t'i afrojnë tregjet e CEFTA-s me Tregun Unik të BE-së dhe do të zhbllokojnë potencialin e Planit të Ri të Rritjes së BE-së”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.
https://klankosova.tv/rohde-pershendet-zhbllokimin-e-cefta-s-kosova-do-te-perfaqesohet-nga-zyrtaret-e-saj-jo-nga-unmik-u/
E Danijela Gaçeviq, Ushtruese e Detyrës së Drejtoreshës në Sekretariatin e CEFTA-s, u shpreh se CEFTA ka një rëndësi thelbësore për lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, duke nxitur rritjen ekonomike dhe integrimin.
Me këto vendime, ajo tha se “ne po krijojmë një hapësirë ekonomike më të fortë, më të unifikuar ku bizneset mund të rriten më shpejt dhe konsumatorët mbrohen edhe kur bëjnë blerje përtej tregjeve të tyre lokale”.
“Ky është një moment i rëndësishëm për CEFTA-n pasi ne po i afrohemi harmonizimit të plotë me tregun e BE-së. Përfitimet do të ndihen në të gjithë CEFTA-n. Kompanitë e vogla dhe të mesme do të fuqizohen për të eksportuar dhe për të përdorur sa më mirë tregjet digjitale, ndërkohë që të gjithë ne do të përfitojmë nga më shumë zgjedhje, çmim dhe cilësi më të mirë dhe mbrojtje më të fuqishme të konsumatorit”, deklaroi Gaçeviq, raporton Klankosova.tv.
Pikat kryesore në 9 Marrëveshje: