Dita e djeshme ishte hera e pestë që këngëtarja e njohur Jennifer Lopez tha “PO”.
JLo pranoi propozimin për martesë të ish bejsbollistit, Alex Rodriguez, me të cilin është e lidhur prej dy vitesh, njofton Klan Kosova.
Alex pati goxha shije për unazën që i propozoi të dashurës, pasi sipas ekspretëve të bizhuterive unaza ka vlerë rreth 1 milionë dollarë e deri në 5 milionë.
Por këngëtarja përgjatë viteve ka pasur shumë fejesa dhe martesa, ne ju sjellim disa prej tyre.
Në vitin 1997, Lopez u martua me Ojani Noa.
Një tjetër romancë shkoi deri në martesë me Cris Judd, e cila zgjati më pak se një vit.
JLo ishte e martuar edhe me aktorin Ben Affleck në vitin 2004 ku u ndan pas dy vjetësh së bashku.
Marc Anthony dhe JLo u martuan në vitin 2004 dhe ishin bashkë për gati një dekadë.
Për të pestën herë të shtunën Lopez i tha “PO” Rodriguez.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.