Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se numri I të rinjve që kanë zgjedhur SHBA-të për të studiuar është shumëfishuar e te cilët do të kthehen të përgatitur për të dhënë kontributin në vend të tyre.
“Këtë vit, nga Kosova kanë shkuar në Amerikë 268 të rinj për të studiuar", ka thënë Delawie.
Këtë deklaratë ai e bëri me rastin e mbajtjes së ditës informuesetë të të rinjve për të studiuar me programe të ndryshme studimore në universitetet amerikane, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Arsimit të organizuar nga Ambasada amerikane në Kosovë, transmeton Klan Kosova.