Lajmet e fundit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sonte në RUBIKON flet për planin qeverisës të Qeverisë Kurti 2, planet e ministrisë që ai udhëheqë dhe shumë çështje të tjera.
- Çfarë përmban plani qeverisës i Qeverisë Kurti 2?
- Si planifikon kjo qeveri t’i realizojë pikat e këtij plani?
- A ka hequr dorë Qeveria Kurti nga masat e reciprocitetit me Serbinë?
- Çfarë qëndrimi ka sot Lëvizja Vetëvendosje për bashkimin me Shqipërinë?
- Çfarë do të bëjë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për hidrocentralet, ndotjen e ajrit, e degradimin e mjedisit?
- Cilat projekte infrastrukturore do të realizohen, e çka do të rishikohet?
- Kur do të fillojë ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren?
Këto dhe të tjera, sonte në RUBIKON me ministrin Liburn Aliu, duke filluar nga ora 20:45 në Klan Kosova.