Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se këtë javë temperaturat në Kosovë do të jenë më të ulëta.
Gjatë ditës këto temperatura do të lëvizin nga 25 deri në 29 gradë celsius, ndërsa gjatë natës 15-17 gradë celsius.
Kjo javë do të shoqërohet edhe me vranësira të dendura dhe intervale kohore me diell.
Vranësirat do të përcillen me rrufe dhe reshje shiu, të cilat në vise malore do të shkaktojnë edhe erëra të forta.