Lajmet e fundit
Kosova, këtë javë do të ndikohet nga fushat me presion stabil atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Kosova, këtë javë do të ndikohet nga fushat me presion stabil atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit të Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10C-13C celsius, kurse , maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26C deri 30C, në fundjavë.
Shtypja atmosferike do t`i ruaj vlerat e normalës, lagështia relative e ajrit, në mëngjes do të jetë 83%, gjatë ditës do të bie në 37%, dukshmëria horizontale do të arrijë mbi 10km, kurse era deri të premten do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa gjatë vikendit do ta ndrroj drejtimin kah juglindja.
Gjatë javës ( të mërkurën dhe të enjtën)vende-vende pritet të ketë edhe riga lokale shiu, të cilat do të përcjellen edhe me shkarkime rrufesh.
Në bazë të parashikimeve numerike edhe për gjatë bregdetit shqipëtar , duke filluar nga Velipoja e deri në Vlorë do të mbajë mot me diell dhe relativisht i qetë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13C deri 15C celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C deri 30C celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-8m/s, kryesisht në orët e pasditës.