Lajmet e fundit

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ngrohta të ajrit.
Në këto kushte në viset e ulëta temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9C -11C celsius kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë celsius gjatë gjithë javës, kurse në viset e larta temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 - 22 gradë celsius.
Shtypja atmosferike do të luhatet nga 1012mb-1019mb, lagështia relative e ajrit në mëngjes do të shënoj ngritje deri 92% gjatë ditës do të zbresë në vlerat e normales.
Dukshmëria horizontale nga 2km-15km, derisa nëpër ultësira do të ketë mjegull të lehtë. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
Riga të shiut pritet të ketë vende – vende ditën e mërkurë dhe të diele.