Lajmet e fundit

Në ditët e ardhshme në Kosovë moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Vlera minimale e temperaturave do të lëvizë ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius.
Një situatë ndryshe sa i përket temperaturave do të paraqitet në viset malore ku temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Temperatura të larta për këtë periudhë kohore do të vazhdojnë edhe për gjatë vijës bregdetare. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 35-37gradë Celsius.