Lajmet e fundit

Ketamina mund të parandaloj Çrregullimet e Stresit Post-Traumatik, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Një dozë e vogël e kësaj droge ilegale, në qoftë se konsumohet rreth një jave para një ngjarje stresuese, mund të funksionoj kundër reagimeve ndaj frikës, kanë deklaruar disa shkencëtarë.
Këto gjetje vijnë pas disa studimeve me dregat LSD dhe ektazi, si terapi potenciale për trajtimin e depresionit dhe autizmit.
Ketamina qëndron e treta në listën e drogave më të përdorura në SHBA përderisa në Britani përdorimi i saj është më i shpeshtë krahas amfetaminës dhe kanabisit.
Përderisa nëpër këto dhe disa vende të tjera përdoret si drogë qejfi, ketamina njihet edhe si qetësues që përdoret për kuaj.
Megjithatë kjo substancë tani është duke u testuar si vaksinë potenciale për Çrregullimet e Stresit Post-Traumatik (PTSD).
Deri më tani janë disa terapi efektive për trajtimin e këtij çrregullimi i cili zhvillohet tek një e katërta e personave që përjetojnë trauma psikologjike.
Simptomat e PTSD-se përfshijnë, ripërjetimin e traumës, hiperaktivitet, ndryshimin e disponimit, mpirje psikologjike si dhe dhimbje koke.