Lajmet e fundit

Ketamina luan rolin e antideprasantëve duke aktivizuar sistemin opioid në tru, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Kjo drogë ka treguar efektivitet në uljen e simptomave të depresionit më shpejtë se medikamentet tradicionale, kjo ngaqë, sipas studiuesve, ndikon tek receptorët opioid.
Më parë është besuar se ketamina bllokon neurotransmetuesit në tru, duke ngritur alarmin, mirëpo disa përpjekje për të zhvilluar ilaçe të ngjashme si antidepresantë ishin të pasuksesshme.
Ekipi nga Shkolla e Mjekësisë Stanford në Kalifornia, ka thënë se ky studim është i pari që shpjegon se si ndikon ketamina në depresion.
Ata shpresojnë se këto gjetje do të hapin rrugë për zhvillimin e tretmaneve të reja.