Tre njerëzit më të pasur dhe më inteligjentë të botës, po shpresojnë të jenë njerëzit e parë që do ta gjejnë vendndodhjen e alienëve.
Krijuesi i Facebook Mark Zuckerberg, ndërmarrësi rus Yuri Milner dhe fizikanti Stephen Hawking, kanë zbuluar se do të merren me zbulimin e sinjaleve nga “Earth 2.0”.
Earth 2.0, është planeti më i ri i zbuluar nga NASA që ka ngjashmëri të hatashme me tokën tonë dhe quhet Proxima b.
Besohet se ky planet ka kushtet e njëjta të jetës me Tokën dhe ndodhet vetëm katër vit drite larg planetit tonë.
Treshja do të krijojë një fond prej 100 milionë dollarësh për të zbuluar nëse atje ka jetë, duke përdorur teleskopet më të sofistikuar për këtë kërkim, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.