Lajmet e fundit

I monitoroi të gjitha zgjedhjet e përgjithshme dhe të parakohshme të universitetit të Prishtinës.
Kështu kryetari i KQZ të UP-së Marjan Demaj pati për detyrë që të shohë nga afër gjithë procesin zgjedhor dhe të vlerësojë se të gjitha aktet po kryhen sipas rregullores, njofton Klan Kosova.
E pasi më 4 mars dështoi të zgjidhet rektori I këtij institucioni Demaj dha dorëheqje nga posti I tij por arsyet nuk i bëri publike.
Ndërkohë profesori i shkencave të matematikës ka vendosur që të kandidojë për një post tjetër.
Të premten ai dorëzoi kandidaturën e tij për rektor të universitetit publik Hasan Prishtina.
Dema thotë se kandidimi i tij për këtë post nuk përbënë asnjë shkelje të ligjit ani pse ky më herët ushtroi detyrën e kryetarit të komisionit qendror të zgjedhjeve .
Një gjë të këtillë e konfirmon edhe kryesuesi I këshillit drejtues të UP-së Ismet Salihu i cili edhe është jurist me profesion.
Salihu bile thotë se Dema kreu me sukses dhe transparencë detyrën e tij dhe tash asgjë nuk I ndalon atij të aplikojë për postin e të parit të UP-së.
Të premten kandidaturën e tyre e dorëzuan edhe Nuredin Mestani, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Jusuf Musliu i cili për herë të tretë kandidohet në këtë post.
Konkursi për rektor mbetet i hapur deri më 29 mars.
Kronikë nga Dafina Jegeni.