23.01.2016 · përditësuar para 3843 dite1 min lexim
Prerja e pyjeve nga persona privat në Kosovë është e kundërligjshme dhe një vepër penale.
Por, kjo nuk ka paraqitur problem për disa qytetarë në Rugovë të Pejës.
Në disa pamje të dërguar nga një shikues/lexues i Klan Kosovës shihen disa persona duke bartur ilegalisht drunj të prerë me anë të një veture me bagazh të thellë.
Vjedhja e drunjve, siç shihet në video, bëhet në një zonë krejt të hapur pranë rrugës dhe pa u nxituar, derisa askund nuk shihen rojat e malit.
Problem me hajnat e pyllit në këto zona ka tash e sa kohë, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.