Lajmet e fundit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka njoftuar se në Kuvendin e saj zgjedhor që u mbajt sot ka zjgedhur akademikët e rinj.
Me këtë rast anëtarë të rregullt të ASHAK-ut janë zgjedhur: Zejnullah Rrahmani, Anton K. Berishaj, Jusuf Bajraktari, Frashër Demaj, Gjyljeta Mushkolaj, Justina Pula, Muhamedin Kullashi, Fetah Podvorica dhe Myzafere Limani.
Kurse, anëtarë korrespodentë janë zgjedhur Bardh Rurgova dhe Kujtim Shala, ndërsa anëtarë të jashtëm Bahri Beci, Kristaq Prifti, Matteo Mandala dhe Mentor Petrela, transmeton Klan Kosova.