Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet me 26,15 për-qind si dhe ka siguruar 32 ulëse në Kuvend, njofton Klan Kosova.
Pas kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, më i votuari është Glauk Konjufca i cili ka siguruar 72,775 vota.
Albulena Haxhiu ka marrë 46,861 vota dhe Liburn Aliu ka marrë 18,535 vota.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të deputetëve të ardhshëm të VV-së.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.