Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot me diell dhe vranësira të shpërndara do ta karakterizojë vendin gjatë kësaj fundjave.
" Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3gradë Celsius"
" Të dielën për shkak të ndryshimeve në amplitudat termike ka mundësi që vende-vende të ketë mjegull të dendur e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale. Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperendimi me shpejtesi 1-4m/s", bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova