Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga pasditjs e sotme deri të premten do të ketë ndryshime të kushteve meteorologjike.
" Vranësirat të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës"
" Temperaturat do të bijnë dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë Celsius, derisa në viset malore me lartesi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do te shenojn edhe vlera zero. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtesi deri 11m/s" , theksohet në një njoftim të IHMK-së, transmeton Klan Kosova.