Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar gjatë kësaj fundjave vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
"Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Do të ketë kushte që në pjesen e parë të ditës të krijohen mjegulla të dendura si rezultat i radiacionit dhe amplitudave në fushat termike"
" Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin ndermjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e leht deri mesatare, kryesisht në pjesën e dytë të ditës", bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.