Lajmet e fundit

Prezantuesja e motit nga Los Angeles, Liberte Chan, ishte në mes të prezantimit live të motit në kanalin KTLA, kur i është thënë ta veshë një pulovër, transmeton Klan Kosova.
Sipas kolegut të saj, stacioni televiziv kishte marrë shumë reagime negative nga shikuesit rreth fustanit të saj.
“Kërkon që unë ta vesh këtë?” pyeti ajo e habitur. “Jemi duke marrë shumë e-maila”, u përgjigj një zë mashkulli jashtë kamerës.
Pas kij incidenti, shumë shikues e mbrojtën zgjedhjen e veshjes së saj dhe e kritikuan televizionin për turpërimin që i bënë.
Në një postim në internet, Chan ka folur rreth këtij momenti, duke e postuar një video në Instagram, ku shihet duke vallëzuar me fustanin “e papërshtatshëm”.
“Sa për informacion, unë nuk isha e urdhëruar nga televizioni që ta veshë pulovrin”, shkroi ajo. “Thjesht isha pjesëmarrëse në shakanë e kolegut tim, dhe nëse ndonjëherë e keni parë emisionin e mëngjesit, e dini që tërë kohën bëjmë shaka me njëri tjetrin”.
https://www.instagram.com/p/BFZIbRPlcMB/?taken-by=libertechan