Pak minuta pas orës 19:00 do të dalin rezultatet e para preliminare për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Rezultatet do të bëhen të ditura në Klan Kosova pas realizimi të EXIT POLL-it gjatë gjithë ditës në 19 komuna të vendit.
Por si realizohet ky EXIT POLL, tregon Blend Muçaj, njëri nga anketuesit, njofton Klan Kosova.
Muçaj i cili gjendet në fshatin Lubizhd të Prizrenit, ka treguar se ata anketojnë çdo të pestin person që voton në këtë qendër.
Njëjtë sikurse ai veprojnë edhe anketuesit tjerë nëpër komunat e Kosovës.
Të gjitha rezultatet do të përpunohen e të njëjta më pas do të bëhen të ditura për publikun.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.