01.06.2015 · përditësuar para 4080 dite1 min lexim
Ju keni probleme me lemzën apo jo?
Madje dikujt i ndodhë shumë shpesh që ta zë lemza.
Në rastet kur ju ndodh një gjë e tillë, diafragma u nënshtrohet disa spazmave të bezdisshme të cilat mund të shndërrohen në një problem të vërtetë.
Lemzës mund t`i thoni stop duke vendosur një lugë sheqer nën gjuhë, pasiqë shija e ëmbël është mjaftueshëm e fortë për të stimuluar nervin e quajtur vagus që kalon nga truri në diafragmë.
Mbajeni sheqerin nën gjuhë derisa lemza të pushojë e më pas përpijeni atë!.