Lajmet e fundit

Pini ujë
Pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Shpesh herë dhimbja e kokës ndodh për shkak të dehidratimit.
Molla
Hani çdo ditë mollë të spërkatur me pak kripë natyrale, do të shihni se do të ndikoje pozitivisht në qetësimin e dhimbjes së kokës, transmeton Klan Kosova.
Copa akulli
Akulli përmirëson qarkullimin e gjakut, kështu që vendosni copa akulli në zonën ku keni më shumë dhimbje.
Gjethe menteje
Merrni një gotë ujë të nxehtë, hidhni një luge gjethe menteje e grirë dhe lëreni për rreth 10 minuta. Më pas pijeni. Kjo ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës.
klankosova.tv