Lajmet e fundit

Ajo është mirë e njohur për portretizimin e vajzës super të fortë Hit Girl, por Brooklyn Beckham insiston se ai mund ta mbrojë të dashurën e tij Chloe Grace Moretz, transmeton Klan Kosova.
Djali 17 vjeçar i legjendës së futbollit David Beckham, Brooklyn, e postoi në Instagram një fotografi, ku shihet duke e bartur në krahë të dashurën e tij 19 vjeçare.
Chloe shihet se si e ka shkrepur fotografinë mbi supet e Brooklyn, ndërsa ai në përshkrimin e këtij imazhi shkroi: “Kujdesem për të”.