Lajmet e fundit

Kur dimri bie në Japoni, njerëzit pothuajse në secilën shtëpi i nxjerrin jashtë kotatsu të tyre – tavolinë hibride, batanije dhe një ngrohës, transmeton Klan Kosova.
Kjo për shkak se, disi e habitshme, në Japoni nuk ka gjëra të tilla si ngrohje qendrore.
Edhe pse dimri nuk është shumë i ftohtë atje, ata arrijnë ta shmangin ftohjen dhe sëmundjet tjera gjatë kohës së dimrit, falë kësaj shpikjeje unike.
Kotatsu është pjesa tradicionale e mobileve japoneze: është e përbërë nga një kornizë e ulët tryeze prej druri, e mbuluar me dyshek japonez ose ndonjë batanije të trashë, me një tryezë të lartë në mes.
Nën të gjithë këta përbërës ndodhet burimi i ngrohjes, i cili në të shumtën e rasteve është i ndërtuar në vetë tryezën.
Kotatsu e ka origjinën nga gatimi i vjetër japonez, i cili gjithmonë ishte i vendosur në të njëjtin vend të shtëpisë. Megjithatë, Kotatsu modern mund të zhvendoset.
Kjo duhet të jetë njëra nga shpikjet më të zgjuara që kemi parë deri më tani për t’i mbijetuar dimrit.