Lajmet e fundit

Celine Dion ka kujtuar vitin 2016, duke realizuar një video në retrospektivë, të cilën e ka ndarë me fansat e saj, e ku paraqiten momentet e saj më të mira dhe më të këqija të vitit.
Videoja fillon, ashtu si edhe ka filluar viti për këngëtaren, me humbjen e bashkëshortit të saj, Rene Angelil që ka vdekur më 14 janar dhe të gjitha përjetimet e saj lidhur me këtë ngjarje të trishtë.
Dion më pas u kthye në skenë në muajin shkurt me një performancë në Las Vegas, dhe më pas nga aty, me një performancë tjetër emocionuese në ndarjen e çmimeve Billboard, ku djali i saj 15 vjeçar e befasoi me një “çmim”.
Gjatë vitit, Dion ka vendosur “zemrën” e saj në çdo performancë duke udhëtuar nëpër botë, por me kujtimin e bashkëshortit të ndjerë me vete, transmeton Klan Kosova.
Dion do të kalojë Krishtlindjet e para pa bashkëshortin, andaj edhe e ka quajtuar këtë pjesë të vitit, si “të trishtë”.