Lajmet e fundit

Pa zbardhur mëngjesi arritën në Kosovë.
Në pikën kufitare të Hanit të Elezit, u desh të ndalen për procedura doganore.
E më pas 15 autobusë të cilët ngasësit çekë i sollën nga vendi i tyre, u nisën për në Prishtinë, si pjesë e kontingjentit prej 50 sish, njofton Klan Kosova.
Këtë moment, punëtorët e terminalit nuk e lanë të ikë nga kujtimet.
Por më së shumti u gëzuan punëtorët e “Trafikut Urban” të cilët kanë dalë në rrugë të presin ardhjen e këtyre autobusëve, ani se shkëlqimi iu mbulua nga balta.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, po thotë se këto mjete udhëtimi janë moderne të prodhuar në vitin 2016 tip EURO6, ekologjik.
Këta 15 autobusë me nga 34 karrige, bashkë me 35 të tjerët që vijnë më vonë, si dhe projekti për planin e mobilitetit dhe investimeve në trafikun urban, komunës i kanë kushtuar 10 milionë euro. Ato u morën kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillime.
Më poshtë ndiqeni të plotë kronikën e gazetares Arbërsha Fazliu.