21.10.2017 · përditësuar para 3206 dite1 min lexim
Në prag të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, Këshilli Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka mundësuar votuesve që të shikojnë vendvotimin e tyre online, në mënyrë që këtë të diel të kenë më të lehtë ushtrimin e së drejtës së votës.
Mund të klikoni KËTU për të kuptuar se në cilin vendvotimi duhet të shkoni, këtë mund ta bëni vetëm duke shkruar numrin tuaj personal të letërnjoftimit, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë që dje është mbyllur fushata e cila zgjati plot një muaj, ndërsa sot është heshtje zgjedhore.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.