Lajmet e fundit

Kim Kardashian i ka uruar në Instagram bashkëshortit të saj Kanye West “Ditën e Baballarëve”, duke e postuar një fotografi familjare të bërë gjatë pushimit të fundit në plazh, transmeton Klan Kosova.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” shihet e shtrirë në një dërrasë sërfi, ndërsa Kanye duke e mbajtur në krahë të voglin e tyre Saint po e shikon nga bregu.
Por, vëmendjen më shumë e ka tërhequr tre vjeçarja North, e cila është parë më një palë bikini dy pjesësh të lezetshëm dhe si vraponte në rërën e plazhit.
“Faleminderit që gjithmonë të parën e vë familjen tonë dhe që je babai më i mirë për fëmijët tanë”, shkroi ajo në fotografi. “Nuk mund të kërkoja bashkëshort më të mirë dhe familje më perfekte. Ne të duam aq shumë”.
Së bashku me mesazhin prekës, 35 vjeçarja po ashtu të dielën e ka gatuar edhe një ushqim të shijshëm për njeriun e saj të jetës.
“E gjitha çka bashkëshorti im kërkoi për këtë datë, ishte ushqimi i shtëpisë, kështu që unë jam në kuzhinë”, tha ajo në aplikacionin Snapchat , duke i treguar fansave se si duket pjata e përgatitur nga vetë ajo.