13.04.2019 · përditësuar para 2646 dite1 min lexim
Ka pak ditë që kur Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u fejuan, për të planifikuar një jetë të përbashkët.
Dhe tani që edhe ajo pjesë u krye, artistja është siguruar që të na tregojë se si duket familja e saj.
Në Instagram ajo ka postuar një fotografi së bashku me dy fëmijët e saj dhe të fejuarin, teksa tek përshkrimi i këtij imazhi ka lënë fjalën “Ju dua #familja”.
Kujtojmë se fëmijët e saj, Maximilian David dhe Emme Maribel, janë nga martesa e saj me këngëtarin Marc Anthony, me të cilin ishte e martuar gjatë viteve 2004-2014.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.