Lajmet e fundit

Shiu do të vazhdojë edhe për dy ditët e ardhshme, për shkak se situata meteorologjike mbetet e paqëndrueshme tërë javën.
Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat do të mbizotërojnë mbi territorin tonë.
Në fushat barike kemi luhatje me amplituda të ndjeshme, por nuk priten të regjistrohen vlera të ulëta, duke u ruajtur vlerat normale.
Kjo situatë labile e motit do të sjellë kushte të favorshme për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale, parashihen të regjistrojnë kufijtë ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Dita e hënë parashihet të jetë më e freskëta. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 12m/s.