Lajmet e fundit

Qytetarët e Samoas dhe Kiribatit janë të parët që u futën në vitin 2018, në orën 11 të paradites, sipas kohës qendore evropiane.
Samoa, ishujt me 195,000 banorë, gjashtë vjet më parë, për arsye ekonomike kanë ndryshuar kohën, duke shkuar një ditë përpara, në mënyrë që të përputhin kohën me kohën e partnerëve tregtar kryesor.
Kjo është edhe arsyeja se pse banorët e këtyre ishujve që gjenden në pjesën jugore të Pacifikut festojnë të parët ardhjen e një viti të ri, e jo të fundit si më parë, transmeton Klan Kosova.
Por ndryshe nga Samoa, banorët e Kiribatit kanë festuar gjithmonë të parët.
Ndërsa në kohën e mesditës, sipas kohës sonë, Zelanda e Re hyri në 2018-tën.
Dy orë më vonë, Australia lindore nisi një vit të ri dhe fishekzjarret e famshme mbuluan qiellin e Sydneyt.
Në orën 16:00, sipas kohës tonë, Japonia dhe Korea nisin festimet për Vitin e Ri.
Vetëm një orë më vonë edhe Hong Kongu po festonte me fishekzjarre spektakolare.
https://www.youtube.com/watch?v=BV0Qbg7Iayk