Lajmet e fundit

Sandra Bullock dhe Billy Bob Thornton përballen në fushën e betejës politike, në trajlerin e “Our Brand Is Crisis”.
Drama e fundit e regjisorit David Gordon Green ka të bëjë me historinë e pabesueshme të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2002 në Bolivi, ideuar nga strategët amerikanë, transmeton Klan Kosova.
“Our Brand is Crisis” shpalos se si Jane Bodine, e cila portretizohet nga Bullock si një këshilltare politike e cila vjen nga dalja në pension me vetë-imponim, i ndihmon udhëheqësit thellësisht jopopullor bolivian që t’i rifitojë zgjedhjet.
Për të patur sukses, asaj i duhet të luftojë me rivalin e saj më të madh politik Pat Candy, i cili është angazhuar nga rivali i shefit të presidentit.
Gordon Green është bazuar për këtë film në dokumentarin e mirënjohur të vitit 2005 me të njëjtin emër, i cili është nderuar me çmime nga Independent Spirit Awards dhe Festivali i Filmit Edinburgh International.
Kjo dramë politike e ka ribashkuar aktoren Bullock me kolegun e saj nga filmi Gravity, George Clooney, i cili është producent i Our Brand Is Crisis.
Publikimi i këtij filmi në Amerikë është planifikuar të bëhet me datën 30 tetor.