Lajmet e fundit

Bouthaina Shaaban, këshilltare e presidentit sirian Bashar al Assad ka thënë se SHBA dhe Turqia janë në mënyrë ilegale në territorin e Sirisë dhe se qeveria siriane do t'i trajtojë ato si "vende okupuese".
"Ne do të merremi me këtë çështje sikurse merremi me ndonjë forcë të paligjshme pushtuese në tokat tona," tha ajo.
Këto komente ajo i bëri në një intervistë për televizionin lebanez al-Mayadeen. raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.