Lajmet e fundit

Presionin amerikan për heqjen e taksës po e kundërshtojnë këshilltarët e kryeministrit Albin Kurti, të cilët nëpër rrjete sociale po e kritikojnë emisarin amerikan për dialog, Richard Grenell.
Erzen Vraniqi shkroi në Facebook, pas përgjigjes së Grenell, lidhur me bisedën që kishte zhvilluar me shefin e Qeverisë.
Ai tha se ka përshtypjen se tweet-at e Ambasadorit Grenell ngjajnë më të ashpër sesa takimet e bisedat me të, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, këshilltari tjetër i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha përmes një shkrimi i ka sulmuar mediat, duke i quajtur të shërbimit, teksa ka shtuar se Amerika është e krahasueshme me Evropën, e jo me një ambasador.
Kronikë nga Arbëresha Shpati.
https://www.youtube.com/watch?v=7ZEAqjVRNmQ&feature=youtu.be