Lajmet e fundit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur takimin e 149-të, të udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së kanë themeluar dy grupe punuese, Grupin Punues për hartim të Kodit të Etikës për Prokurorë dhe Grupin Punues për hartim të Planit Strategjik 2019-2023.
Po në këtë takim, kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, prokurori Zejnullah Gashi ka prezantuar aktivitetet e këtij komisioni për vitin 2017.
Kryesuesi i takimit ka paraqitur Raportin e punës për vitin 2017 të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raport i cili u miratua nga ky institucion, njofton Klan Kosova.
Anëtarët e KPK-së gjatë këtij takimi kanë marrë vendim për shpalljen e konkursit për Drejtor të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.