Lajmet e fundit

Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke bërë takime me të gjitha prokuroritë e Kosovës për të ngritur efikasitetin e punës.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, ka vizituar sot Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe të Prishtinës, me ç ‘rast kanë takuar kryeprokurorët, prokurorë dhe staf administrativ të këtyre dy prokurorive.
Kryesuesi Isufaj gjatë vizitave të bërë në këto dy prokurori, është njoftuar me punën që është duke u bërë, me sfidat që po ballafaqohen dhe kushtet e përgjithshme për punë të këtyre prokurorive, thuhet në njoftimin për media.
Isufaj tha në Mitrovicë se “shumë shpejtë do të gjendet një zgjidhje edhe për objektin e kësaj prokurorie.
Ndërsa në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Isufaj tha se do të vazhdojë angazhimin e tij, që kësaj prokurorie t’i sigurohen kushte, sidomos profesionale, me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë, duke ditur numrin e madh të lëndëve që ka kjo prokurori.