Lajmet e fundit

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka diskutuar në lidhje me sekuestrimet dhe konfiskimet e pasurisë.
Në mbledhjen e sotme të këtij këshilli u tha se ka mangësi si në sistemin prokurorial ashtu edhe në atë gjyqësor.
Aty u kërkua që prokurorët të japin arsye më të detajuara në kërkesat e tyre për konfiskim.
Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, tha se luftimi i krimit nuk mund të bëhet si duhet vetëm me burgim, por edhe përmes konfiskimit të pasurisë.
Në këtë mbledhje gjithashtu u miratua raporti i Koordinatorit Kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike prill-qershor 2018.