Lajmet e fundit

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e radhës ka diskutuar për buxhetin e vitit të ardshëm, ndërkohë që në Qarkoren Buxhetore nuk i janë aprovuar në masën e duhur kërkesat për personel shtesë, si dhe për mallra e shërbime.
Drejtori i sekretariatit, Lavdim Krasniqi, ka thënë se kanë nevojë për 500 mijë euro shtesë për pagesë të avokatëve të angazhuar sipas detyrës zyrtare, njofton Klan Kosova.
Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për performancën e 16 prokurorëve si dhe kërcënimin e një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, por kjo pjesë ishte e mbyllur për media.