Lajmet e fundit

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot në New York për raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë
Në këtë raport sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e ka dënuar dhunën nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës për të penguar funksionimin e punës së Kuvendit.
“E dënoj përdorimin e dhunës dhe frikësimin nga partitë opozitare që pengojnë punimet normale të Kuvendit të Kosovës, si dhe sulmet e papranueshme fizike nga ana e aktivistëve të opozitës” potencon në raport Ban ki-Moon.
‘Marrëveshjet e 25 gushtit që kanë nxitur protesta nga partitë opozitare të Kosovës, në përbërje të "Vetëvendosjes," "Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës" dhe "Iniciativës për Kosovën"theksohet më tutje në këtë dokument..
Ndryshe, gjatë seancës së sotme të KS të OKB-së Kosovën do ta përfaqësojë ambasadorja në Ëashington Vlora Çitaku, ndërsa Serbia përfaqësohet nga shef i diplomacisë, Ivica Daçiq.