Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë më vonë gjatë ditës për një rezolutë që bën thirrje për armëpushim dhe akses të pakufizuar humanitar në Gaza.
Rezoluta bën thirrje për "një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Gaza, të respektuar nga të gjitha palët".
Ajo gjithashtu kërkon "lirimin e menjëhershëm, dinjitoz dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet e tjera".
Vota e ardhshme është e para e këshillit mbi këtë temë që nga nëntori, kur Shtetet e Bashkuara bllokuan një projekt-rezolutë për armëpushim që bënte thirrje për t'i dhënë fund luftimeve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.