Lajmet e fundit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot do të shqyrtojë raportin për Kosovën.
Në faqen zyrtare të këtij Këshilli, thuhet se ekziston mundësia që Serbia të marrë pjesë në këtë takim në nivel të lartë, kurse Kosova ka mundësi të përfaqësohet nga ambasadorja në Amerikë Vlora Çitaku.
Në raport të KS të OKB-së për Kosovën mes tjerash thuhet se tensionet politike mes pozitës dhe opozitës, në Kosovë, po vazhdojnë edhe më tutje gjë që po pengon funksionimin normal të institucioneve.
Poashtu, në raport, rëndësi e veçantë i është kushtuar bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit me ç`rast ka pasur kritika rreth moszbatimet të marrëveshjeve të Brukselit.
Marrveshja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është ndër çështjet më të theksuara në këtë raport që diskutohet sot.