Lajmet e fundit

Të hënën në Bruksel pritet të mblidhet Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian ku do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit, njofton Klan Kosova.
Këshilli i BE-së pritet të përsërisë pikëpamjen e tij se Kosova duhet të tërheq tarifat për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Edhe pse nuk është zyrtare, ‘Tanjug’ raporton se ministrat do të fokusohen në gjendjen e Bosnje e Hercegovinë pas zgjedhjeve, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit dhe Athinës për emrin si dhe për zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë.