Lajmet e fundit

Shqyrtimi i draft-rregullores për përdorimin e sistemit për menaxhimin informativ të lëndëve ishte pika kryesore, e cila u diskutua sot në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Menaxheri i lëndës, Fatmir Rexhepi u shpreh se janë në fazën e fundit të implementimit të draft-rregullores dhe se ky proces do të përfundojë deri në fund të muajit nëntor.
Ndër tjera ai tha se për këtë kanë marrë model përvojat e disave nga vendet e rajonit dhe se ky sistem është treguar i suksesshëm, raporton KP, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa sekretari i Këshillit për çështje inovative, Armend Berisha u shpreh se ky sistem po tregohet i suksesshëm edhe në gjykatat e Kosovës. Ndër tjera ai tha se janë duke shërbyer si model për shfrytëzimin e teknologjisë dhe se ka avancim të madh sa i përket kësaj çështjeje.
Anëtarët e këtij këshilli në këtë mbledhje u dakorduan që Paneli për Shqyrtimin e Aplikacioneve për kandidatët për gjyqtar në Divizionin e Gjykatës së Apelit-Mitrovicë të përbëhet nga Gyltene Sylejmani, Kujtim Paçuli, Nena Vllaçiq, Nehat Idrizi dhe Qerim Fazliu.