Lajmet e fundit

Pjesa më e madhe e kohës së shumicës së njerëzve kalon në punë, prandaj është e rëndësishme që të bëjmë kujdes dhe të kemi parasysh disa rregulla që na ndihmojnë për një sjellje sa më të denjë në punë.
Psikologët këshillojnë disa rregulla minimale, të cilat e bëjnë më të lehtë bashkëjetesën në punë me kolegët apo shefin.
Kujdes me superioritetin
Gjithkush ka për qëllim promovimin e vetes në punë e kudo e në shumicën e rasteve ne përpiqemi të pasqyrojnë sjelljen e atyre që janë mbi ne. Për fat të keq, ne shpesh marrim atë që është e gabuar nga to, edhe në pikën se si i trajtojmë kolegët tanë dhe vartësit. Kështu që është e rëndësishme qe të mbahen raporte korrekte, pa e tejkaluar sensin e masës.
Vjedhja e ideve
Shpesh shumë punonjës për tu dukur mirë në sy të shefit apo në gjithë proçesin e punës, vjedhin idetë e kolegëve të tyre. Kjo është gjë e gabuar sepse do të etiketohesh si një "hajdut idesh", pa ide origjinale të juajat, duke hyrë kështu në konflikt edhe me kolegët.
Përqëndrimi në telefonin tuaj, teksa flisni me të tjerë
Nëse e keni menduar ndonjëherë pse kolegët tuaj, apo anëtarët e ekipit tuaj janë të pamotivuar, mbajtja e vëmëndjes tek telefoni juaj e jo tek kolegët apo vartësit
mundtë jetë arsyeja pse. Kur ju jeni duke folur me dikë në punë, ju duhet të refuzoni çdo thirrje. “Është e mahnitshme të shikoni personin në fytyrë, teksakomunikoni me të, duke i dhënë edhe atij të kuptojë se në ato momente ai është prioriteti numër 1”.
Fjalët ofenduese
Ajo çka përbën diçka të gabuar janë sharjet agresive në sy të njerëzve të tjerë. Në qoftë se askush nuk reagon kur ju drejtoheni me sharje apo fjalë ofenduese , ndoshta është koha për të frenuar atë.
E folura me zë të lartë
E folura me zë të lartë është shumë shqetësuese për ambjentin përreth. Ndodh që dikush iu ndërpret gjatë të folurës suaj e tiu drejtohet me pyetje konkrete e inteligjente, transmeton albeu.com