Lajmet e fundit

Është shumë e thjeshtë të lodheni gjatë një dite dhe si rezultat, e lejoni stresin t’ju dërrmojë.
Dhe ta heqësh qafe stresin e grumbulluar, tingëllon si diçka e vështirë për tu bërë.
Kështu që, nëse jeni në kërkim të një mënyre për t’i ikur stresit, ja disa mënyra të cilat shkencëtarët i këshillojnë.
Meditimi shihet si mënyra më e mirë për tu relaksuar, dhe shumë studime e vërtetojnë një gjë të tillë.
Ushtroni rregullisht
Sipas shkollës mjekësore të Harvardit, çelësi i të pasurit një mendje të relaksuar është trupi i relaksuar. “Një trup i relaksuar do të dërgojë sinjale qetësie që do ta reduktojnë tensionin mental”.
Një mënyrë për ta relaksuar trupin, është të ushtruarit.
Bëni një banjë të ngrohtë
Nëse keni pasur një ditë super stresuese në punë, provojeni një banjë të nxehtë pasi të jeni kthyer në shtëpi. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, një banjë e ngrohtë mund t’ju ndihmojë që ta përmirësoni qarkullimin e gjakut.
Kaloni kohë me një qen
Të pasurit një qen rreth jush ka shumë përfitime. Një ndër to është se kur keni kontakt te drejtëpërdrejtë me sythe e një qeni, në trup ju lirohet një kemikal i quajtur oksitinë, kemikal që ju bën të ndjeheni mirë.
Puthuni
Të puthurit mund t’ju ndihmojë që t’i reduktoni nivelet e larta të stresit. Sipas psikologut amerikan Wendy Hill ciftët që puthen për 15 minuta në ditë, janë më të relaksuar se ata që i mbajnë duart.
Merrni frymë thellë
Frymëmarrja e thellë, është ajo që Instituti Amerikan i Stresit e quan “stres heqës”. Kur jeni në ankth dhe stres, ju merrni frymë shpejtë dhe shkurtë, kështu që nëse filloni t’i praktikoni frymëmarrjet e thella kjo di ta furnizojë trurin me oksigjen dhe kështu e zvogëloni edhe nivelin e stresit.
Kaloni kohë në vetmi
Ndonëse të kaluarit kohë të gjatë vetëm, mund të jetë stresuese nëse kaloni disa minuta vetë, mund të jetë një teknikë shumë e mirë relaksimi.