Lajmet e fundit
Shkencëtarët kanë zbuluar disa mënyra të çuditshme për të qenë të shëndetshëm. Ndonëse ato mund të duken qesharake në fillim, efekti i tyre në shëndet është i pakontestueshëm.

Telefonojeni mamanë që të luftoni stresin
Nëna juaj mund të mos jetë personi i parë që ju shkon në mendje kur mendoni që ta zvogëloni stresin dhe ankthin. Por ajo mund të jetë personi më i mirë për t’i telefonuar kur jeni të stresuar. Studiuesit e Universitetit të Wisconsin Madion, e kanë publikuar një hulumtim rreth kësaj çështjeje. Ata kishin marrë një grup njerëzish dhe i kishin provuar mes situatave stresuese. Studiuesit kishin zbuluar se niveli i stresit ulej pasi ata komunikonin me mamatë e tyre.
Hani më shumë që të peshoni më pak
Mund tu duket paradoksale, por të hani më shumë ju ndihmon të humbni në peshë. Sigurisht, jo të hani patatina apo ushqime të yndyrshme dhe ëmbëlsira. Duhet të hani shumë fruta dhe perime. Në këtë mënyrë do ta mbani stomakun të ngopur dhe dëshira për të ngrënë do të jetë më e vogël. Frutat dhe perimet do të ju ndihmojnë në shkrirjen e kalorive që i fitoni duke ngrënë ushqime të yndyrshme dhe gjithashtu ato janë rregullator perfekt i metabolizmit.
Vraponi ngadalë
Nëse dilni për vrap, duhet ta mësoni se vrapi i shpejtë nuk ju ndihmon të rrini në formë. Janë ato lëvizjet e vogla gjatë vrapimit që ju bëjnë vrapues të mirë. Ju nuk duhet ta shfrytëzoni të gjithë energjinë në një vrapim të vetëm. Çdo ditë e nga pak.
Pini ujë për më shumë energji
Uji është eliksiri magjik i natyrës. Jua përmirëson shëndetin oral, ju ndihmon të humbni peshë dhe ju jep energji. Studiuesit nga Vanderbilt University Medical Center kanë zbuluar se uji e rrit vigjilencën. Shkencëtarët kanë zbuluar se uji e rrit aktivitetin e sistemit nervor simpatik (SNS). Ky sistem është përgjegjës për rritjen e aktivitetit të trurit kur jeni në stres, rrit presionin e gjakut dhe energjinë. Herën tjetër që keni nevojë për energji, lëreni mënjanë kafeinën dhe pini ujë.
Mos e teproni me gjumë
Është shumë e rëndësishme që të flini mjaftueshëm, pasi që gjumi ju ndihmon të ndiheni mirë dhe ju mbron nga diabeti dhe ju ndihmon të digjni kalori. Por ata që flenë më shumë se 8 orë në ditë, kanë predispozita që të kenë metabolizëm të çrregulluar, gjë që e shkakton obezitetin dhe sëmundjet e zemrës.
Fitoni energji me muzikë
Që t’i ndihmoni trupit tuaj që të ketë energji dhe të jetë i shëndetshëm dëgjoni muzikë. Kjo mund të jetë një këshillë e çuditshme, por muzika i bën shumë mirë trupit dhe gjithashtu e rrit energjinë.
Përmirsojeni lidhjen e dashurisë që të mbroni zemrën
Lidhjet e dashurisë nuk janë gjithmonë perfekte, por nëse tërë kohën ndiheni në ankth dhe keni nevoja që nuk ju plotësohen, ju jeni duke e futur veten në rrezik për probleme kardiovaskulare. Njerëzit të cilët frikësohen se të dashurit e tyre mund t’i lënë, kanë probleme me presionin e gjakut dhe janë të rrezikuar nga infarktet në zemër.