Lajmet e fundit
Kujdesi ditor ndaj fëmijëve tuaj është prioritet për ju. Shëndeti i mirë i tyre është misioni juaj. Që ata të jenë sa më të shëndetshëm, ju duhet të kujdeseni për ushqimin dhe gjumin e tyre dhe peshën e tyre.

Ja disa këshilla se si të kujdeseni për ta
Të ngrënit është kënaqësi
Përveçse ta përgatitni ushqimin për ta, është shumë e rëndësishme që ata ta shijojnë kohën e të ushqyerit. Mundohuni që për fëmijët tuaj ato momente t’i bëni interesante qoftë duke ua dekoruar ushqimin në mënyra interesante, qoftë duke i ftuar miqtë e tyre nganjëherë për mëngjes apo drekë.
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm
Kujdesuni që fëmijët tuaj të hanë mëngjes sapo të zgjohen. Kudo që ata do të shkojnë, në kopsht apo shkollë, kujdeseni që ditën ta fillojnë duke ngrënë mëngjes. Provojeni t’i ushqeni me qumësht, jogurt frutash dhe bukë të thekur.
Llojllojshmëria në ushqim
Fëmijët kanë nevojë për 40 përbërës të ndryshëm në ditë, që janë të pasura me vitamina dhe minerale, për ta ushqyer trupin e tyre. Pasi nuk ka një ushqim të vetëm që t’i përmbajë të gjithë këta përbërës, duhet të kujdeseni që ushqimi i tyre të jetë i llojllojshëm. Përgatitni diçka ndryshe çdo ditë.
Sa më shumë fruta dhe perime
Duhet tu seroni atyre 5 lloje të ndryshme të frutave dhe perimeve për çdo ditë. Mos i ushqeni ata me patatina dhe me gjëra të yndyrshme. Frutat dhe perimet janë miqtë më të mirë të zhvillimit të tyre.
Kujdesi për dhëmbët
Është shumë e rëndësishme që dhëmbët e tyre të pastrohen të paktën dy herë në ditë. Sikurse që e ushqeni disa herë në ditë, edhe dhëmbët e tyre duhet të pastrohen disa herë në ditë. Mund t’i lejoni të përtypin çamçakëz vetëm pa sheqer. Mos i lejoni ata të pinë apo të hanë ndonjë gjë përveç ujit, pasi i kanë pastruar dhëmbët para gjumit.
Mbajini aktivë
Luani me ta me top ose blini për ta një biçikletë. Është shumë i rëndësishëm aktiviteti fizik te fëmijët. Mbajini në lëvizje shumicën e kohës.