Lajmet e fundit

Çfarë i bën imponues personazhet e një libri? Si të frymëzohesh nga idhujt pa humbur origjinalitetin? Si të mësosh nga dështimet dhe të kesh kurajën të vazhdosh ëndrrën? Disa shkrimtarë të njohur ndër vite nuk i kanë kursyer këshillat për më të rinjtë.
- "Përfundoje ditën para se të nisësh tjetrën dhe ndërmjet tyre lër gjithmonë vend për një gjumë të mirë" - Ralph Waldo Emerson.
- "Nis me një individ dhe shpejt do të kuptosh se ke krijuar një tip. Nis me një tip dhe shpejt do të kuptosh se nuk ke krijuar asgjë",- F. Scott Fitzgerald.
- "Mos shkruaj asgjë që nuk të dhemb si dreqi",- - Charles Bukowski.
- “Poetët e papjekur imitojnë; të tjerët vjedhin”,- T. S. Eliot.
-"Fiksioni është gënjeshtër; fiksioni i mirë është e vërteta brenda gënjeshtrës", - Stephen King.
- "Dëgjo, pastaj ndaj mendjen se çfarë do", - Gay Talese.
-"Gjej një subjekt që e ke për zemër dhe që beson se edhe të tjerë duhet të ndihen në të njëjtën mënyrë. Pikërisht kjo përkujdesje e sinqertë do të jetë elementi më interesant i stilit tënd", - Kurt Vonnegut.
-“Shkruaj pa pagesë derisa dikush të të ofrojë një të tillë. Nëse në krye të tre viteve askush nuk të ofron pagë, bëhu druvar" ,- Mark Twain.
botimeshqip.com