Lajmet e fundit

Kur jeni kaps, ju mund ta kaloni problemin, duke bërë disa ndryshime në mënyrën e të ushqyerit. Diçka e tillë mund të jetë shumë e dobishme dhe e lehtë për t’u ndjekur. Më poshtë po ju tregojmë çfarë mund të bëni nëse keni probleme me kapsllëkun.
Hani rregullisht gjatë gjithë ditës
E ngrëna në vetvete mund të stimulojë kontraktimet e zorrëve, ndaj është një ide e mirë të hani diçka çdo disa orë. Të hani ushqim në periudha të rregullta kohore, mund të inkurajojë tretjen e ushqimit dhe mban sistemin e tretjes në lëvizje në mënyrën e duhur.
Rrisni marrjen e fibrave
Fibra, pjesa jo e tretshme e ushqimeve bimore, mund të ndihmojë për të lëvizur zorrët.
Mos harroni të pini lëngje
Sigurohuni të pini ujë mjaftueshëm, të paktën tetë 8 gota në ditë. Kjo do të sigurojë hidratim të mirë të trupit dhe ushqimi do të kalojë e tretet më lehtësisht./shije.al