Lajmet e fundit

Pa asnjë dyshim, të gjithë ne duam që të bëjmë shtëpitë tona që të duken sa më bukur e që ndoshta edhe t’u ngjajnë ayre fotografive që i shohim në revista të ndryshme.
Ndonjëherë për këtë mundohemi aq shumë saqë blejmë edhe mobilie të reja, dekore të ndryshme ose shfletojmë katalogje të ndryshme në mënyrë që të kemi sa më shumë ide për aranzhimin e mobilieve brenda hapësirave ku punojmë ose jetojmë, transmeton Klan Kosova.
Por duket se kjo punë që ndonjëherë duket shumë e vështirë, mund të bëhet më e thjeshtë duke përdorur disa truqe të thjeshta.
Më poshtë ju sjellim disa ide që më siguri do të ju inspirojnë që të krijoni një enterier që gjithmonë e keni ëndërruar.
Pasqyret japin iluzionin e hapësirës

Një pasqyrë e vogël mund të jetë një dekor i rëndësishëm

Vendosni një kavanoz në murin tuaj që ju kryen punë dhe është praktike

Perdet me dizajn, veçanërisht në pjesën e sipërme i japin një pamje krejt tjetër dhomës suaj

Vendosni perdet sa më lart në mënyrë që të krijoni iluzionin e dritareve të mëdha

Perdet e gjata në banjon tuaj krijojnë idenë se banjo juaj është më e madhe

Lidhja e perdeve në mënyrë më kreative i bën të duken ato më atraktive

Mbajtëset e dollapëve të reja krijojnë pamje të re edhe për dollapët tuaj

Krijoni një kufizim interesant për hapësirën ku ndodhet televizori juaj

Përpiquni të fshihni kabllot që shihen në shtëpinë tuaj

Ose bëjini kabllot pjesë e dekorit të shtëpisë suaj

Ngjyrat e errëta e bëjnë tavanin të duket më i lartë

Mbuloni ndërprerësit elektrik me ngjyra të hapura

Detaje me ngjyrë ari e shtojnë ndjenjën e "luksit"

Luani me ngjyrat

Përdoreni radiatorin si "aksesor" dekorativ
